Haradinaj nuk mbështet marrëveshjen në SHBA, kërcënon me largim nga qeveria

4 Shtator 2020 | 14:31

Zhvillime të papritura raportohen në sferën politike të Kosovës. Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar se nuk do ta mbështesë marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, e cila pritet të nënshkruhet sot  në Shtëpinë e Bardhë.

Lajmi konfirmohet nga ish-kryeministri Haradinaj, i cili thotë se një ndër pikat e marrëveshjes, siç është ajo për Liqenin e Ujmanit, bie ndesh me interesat e Kosovës. Ai shkon më tej, kur thotë se Serbia nuk mund të jetë kurrsesi palë me Kosovën për të ardhmen e Ujmanit, ndërsa kërcënon me largim nga koalicioni me LDK-në.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, beson fuqishëm në marrëveshjet e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partneri ynë kryesor në arritjen e lirisë dhe shtetformim. Ne kemi punuar shumë që të arrihet një marrëveshje normalizimi mes shteteve, bashkëpunim ekonomik deri në njohjen reciproke. Fatkeqësisht situatën në dialog e vështirësoi njëra nga pikat e draft-marrëveshjes që flet për Ujmanin. Ne nuk e vlerësojmë që Serbia duhet të jetë palë për të ardhmen e Ujmanit. Jemi të hapur për Departamentin e Energjisë së Amerikës, por jo për një marrëveshje trepalëshe ku përfshihet edhe Serbia. Implikimet që mund të sjellë në të ardhmen, mund të jenë të pa përballueshme për Kosovën”, thekson Haradinaj. 

Ai shprehet se ka qenë në kontakte me kryeministrin Avdullah Hotin, ku shton se i ka kërkuar që mos ta pranojë pikën për marrëveshjen për Liqenin e Ujmanit. Sipas tij, kryeministri Hoti nuk e ka dëgjuar dhe kjo e ka shtyrë të dalë kundër kësaj marrëveshjeje, që pritet të përmbyllet sot në Shtëpinë e Bardhë.

“Përkundër faktit që kam biseduar me kryeministrin Hoti për ta hequr këtë pikë, nuk kemi hasur në mirëkuptim nga ai dhe jemi të detyruar të mos e përkrahim këtë marrëveshje.AAK-ja nuk është e gatshme për bashkëpunim as në qeverisje e as në çfarëdo forme, sepse ne nuk do të ndihmojmë një marrëveshje, ku Serbia qoftë edhe indirekt bëhet palë në resurset e Kosovës”,  shkruan Haradinaj.

Lexoni gjithashtu:

Dita e marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë, Trump pret në takim kryeministrin Hoti dhe presidentin Vuçiç

Bisedimet Kosovë-Serbi, Agon Maliqi: Pala kosovare më e qetë, dialogu mund të nxisë zotimin për njohje të pavarësisë

Sot pritet marrëveshja. Vuçiç thotë se ka refuzuar njohjen, për Hotin s’ka asnjë propozim në dëm të Kosovës

Hoti: Jemi një hap më afër njohjes së pavarësisë nga Serbia

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026