Price: I kërkuam Kosovës shtyrjen e plotë e jo të pjesshme të vendimit për targat
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price tha të hënën se Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar i kërkoi Kosovës shtyrjen dhjetë muajshe të vendimit për konvertimin e targave të makinave dhe jo shtyrje të pjesshme.
“Ne kemi qenë të qartë, publikisht dhe privatisht, se komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara kërkon një shtyrje të plotë të zbatimit të këtyre çështjeve. Ne nuk kërkojmë një shtyrje të pjesshme, nuk kërkojmë zbatim në faza. Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar qeverisë së Kosovës një shtyrje të plotë”, tha ai, duke theksuar se po vazhdojnë diskutimet me palët në rajon dhe me Bashkimin Evropian.
Nga e marta autoritetet në Kosovë pritet të zbatojnë vendimin e qeverisë për konvertimin shkallë – shkallë të targave të makinave të lëshuara nga Serbia, ndërsa ministria e Punëve të Brendshme paralajmëroi gjoba deri në 150 euro pas datës 21 nëntor për ata që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia.
Sipas ministrisë, nga data 21 Janar 2023, ata duhet të pajisen me targa të përkohshme, ndërsa pas datës 21 prill 2023 nuk do të lejohet lëvizja e tyre brenda territorit të Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta