Banorët e Kievit pa ujë dhe energji, shkak sulmet ruse
80% e banorëve të kryeqytetit ukrainas, Kiev, kanë mbetur pa ujë dhe pa energji elektrike. Inxhinierët ukrainas u përpoqën të rikthejnë energjinë, por furnizimi me ujë ishte ende një problem për 40 përqind të qytetit deri në orët e vona të së hënës mbrëma.
“Kjo është një luftë me popullatën civile, është një nxitje për nënshtrim, është një luftë me vlerat. Ukrainasit respektojnë lirinë, ne nuk jemi mësuar me faktin të jemi skllevër”, u shpreh një banor.
Kievi tronditet herë pas here nga sulmet me raketa ruse. “Dëgjuam një zhurmë të veçantë. Pas kësaj, diçka fluturoi dhe dëgjuam shpërthimin”, rrëfen një tjetër qytetare.
Të tjerë ukrainas shprehen se rusët duan t’i trembin.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka konfirmuar se ka kryer sulme, por në pozicione komanduese ushtarake si dhe objekte energjetike në Ukrainë.
Sulmet duket se janë hakmarrje për një sulm të supozuar të Ukrainës ndaj flotën ruse të Detit të Zi në brigjet e gadishullit të Krimesë.
Media ruse ka shpërndarë gjithashtu pamjet e një hoteli të shkatërruar në Alchevsk në Ukrainë.
Autoritetet ruse të instaluara në qytet thonë se raketat e Ukrainës goditën ndërtesën duke lënë një numër civilësh të bllokuar nën rrënoja.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.