Cana: Kurti po hyn në negociata me Serbinë pa u koordinuar me Uashingtonin
Ish-ambasadori Edon Cana është shprehur se shteti serb kontrollon veriun nëpërmjet strukturave ilegale, ku këto të fundit krijojnë destabilizim.
Në një intervistë për Euronews Albania, teksa foli për marrëveshjen e asociacionin, u shpreh se kryeministri Albin Kurti po hyn në negociata me Serbinë pa u konsultuar me SHBA.
Sipas tij, në marrëveshje thuhet qartë se nuk ka njohje të Kosovës nga ana e Serbisë.
Çdo acarim në veri është në interes të Serbisë; dhe kur ka ardhur Kurti e Osmani në pushtet, ata e kanë tensionuar pa nevojë situatën në veri.
“E dimë që në Veri shteti serb kontrollon veriun përmes strukturave ilegale që janë në shërbim të destabilizimit. Ne duhet ta normalizojmë situatën dhe kjo nuk po ndodh. Kurti po e pranon asociacionin.
Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Gjykatën Kushtetuesëe. Më shqetëson fakti se Kurti po hyn në negociata me Serbinë pa u koordinuar me Uashingtonin për këtë çështje. Të gjitha këto tregojnë se nuk ka njohje dhe kjo është e dëmshme për Kosovën. Serbia shkon në interes të Kosovës.”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta