Basha dhe Kryemadhi përgëzojnë marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, por edhe e para e LSI-së Monika Kryemadhi kanë përgëzuar firmosjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, e cila u bë nën vëzhgimin direkt të presidentit të SHBA, Donald Trump.
Me një shënim të publikuar në llogarinë e tij në “Twitter”, kryeopozitari tha se, presidenti Trump meriton falënderim të veçantë për vëmendjen që ka treguar për Kosovën, por edhe për Ballkanin Perëndimimor.
“Personalisht dhe në emër të Partisë Demokratike përshëndes marrëveshjen e arritur mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Një falënderim të veçantë për Presidentin Trump dhe SHBA, për vëmendjen dhe përkushtimin ndaj Kosovës dhe Ballkanit”, shkruan Basha.
Personalisht dhe në emër të Partisë Demokratike përshëndes marrëveshjen e arritur mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Një falenderim të veçantë për Presidentin Trump dhe SHBA, për vëmendjen dhe përkushtimin ndaj Kosovës dhe Ballkanit. pic.twitter.com/kz4KgIMKs9
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) September 4, 2020
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim shkruan në “Facebook” se kjo marrëveshje do të kontribuojë në rritjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.
“Kjo është një ditë e mirë për Kosovën dhe një hap i madh përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve, njohjes reciproke dhe krijimit të një klime paqeje dhe stabiliteti në rajon. Një ditë e veçantë në historinë e Kosovës! Sot SHBA dhe presidenti Trump udhëhoqën procesin e firmosjes së një marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Kryemadhi.
Vetë presidenti Donald Trump nënshkrimin e marrëveshjes e cilësoi historike. Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se pas këtij hapi, shteti i Izraelit do të njohë pavarësinë e Kosovës.
“Është vërtetë historike. Një ditë fantastike në një pjesë të mrekullueshme të botës. Kam kënaqësinë të njoftoj se Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord që të normalizojnë marrëdhëniet ekonomike. Një pjesë shumë e rëndësishme, për të cilën kanë punuar prej shumë vitesh, dhjetëvjeçarë, në fakt, pas një historie tragjike e të dhunshme, dhe pas shumë vitesh me dështim negociatash”, tha Trump, teksa qëndronte përkrah dy udhëheqësve ballkanas te Zyra Ovale.
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset