Mali i Zi, pa ambasadorë në 18 vende
Mali i Zi aktualisht nuk ka ambasadorë në 18 vende. Të dhënat janë publikuar në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Sipas të njëjtave të dhëna, Mali i Zi ka ambasadorë në Belgjikë, Francë, Greqi, Itali, Rumani, Federatën Ruse, Maqedoninë e Veriut, Turqi dhe Ukrainë.
Sipas Kushtetutës së Malit të Zi, presidenti emëron dhe shkarkon ambasadorët dhe shefat e misioneve të tjera diplomatike jashtë vendit me propozimin e qeverisë dhe me mendimin e Komisionit të Kuvendit përgjegjës për marrëdhëniet ndërkombëtare.
Zëvendësimi i një numri të madh të ambasadorëve të emëruar nga qeveria e Gjukanoviçit ishte një nga lëvizjet e para të Qeverisë së 42-të të ish-kryeministrit Zdravko Krivokapiç.
Nga ana tjetër, kreu i shtetit Milo Gjukanoviç refuzoi të miratojë shumicën e ambasadorëve të propozuar nga qeveria.
Edhe sot, gati dy vjet pas emërimit të qeverisë së parë, situata nuk ka ndryshuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta