Policia e Koresë së Jugut pranon përgjegjësinë për tragjedinë në Seul
Një zyrtar i lartë i policisë së Koresë së Jugut, Yoon Hee-Keun pranoi përgjegjësinë e policisë për gabimet që çuan në vdekjen e më shumë se 150 personave gjatë festimit të Halloween në Seul.
Keun, në një konferencë shtypi të transmetuar drejtpërdrejt nga televizioni shtetëror i Koresë së Jugut, pranoi se oficerët e policisë nuk iu përgjigjën në mënyrë adekuate thirrjeve që paralajmëronin për një aksident të mundshëm, raporton AP.
“Ndiej një përgjegjësi të madhe për katastrofën si kreu i një prej agjencive më të rëndësishme qeveritare”, tha Keun, duke shtuar se policia do të bëjë gjithçka për të siguruar që një tragjedi e tillë të mos ndodhë më kurrë.
Ai theksoi se policia ka marrë një numër të madh të thirrjeve nga qytetarët, të cilët kanë paralajmëruar për rrezik të mundshëm për shkak të turmës në lagjen Itaewon të Seulit dhe se situata dukej e pasigurt, por se zyrtarët kompetentë nuk kanë reaguar në mënyrë adekuate.
Pranimi vjen pasi qeveria e Koresë së Jugut përballet me presion në rritje të publikut për t’iu përgjigjur pyetjeve nëse tragjedia mund të ishte parandaluar dhe kush duhet të marrë përgjegjësinë.
Sipas të dhënave të fundit zyrtare, 156 persona kanë humbur jetën dhe 151 janë plagosur.
Tragjedia ndodhi mbrëmjen e së shtunës gjatë festës së Halloween-it, kur në një moment disa qindra njerëz u gjendën në tatëpjetë, në një rrugicë të ngushtë vetëm katër metra të gjerë, prej nga nuk mund të dilnin, kështu që filluan të binin mbi njëri-tjetrin.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta