Ukraina pa energji e ujë, raketat ruse sulmojnë infrastrukturën civile
Banorët në Kiev qëndrojnë në radhë për të mbushur ujë, raketat ruse vijojnë të godasin infrastrukturën civile ukrainase.
80% e banorëve të kryeqytetit kanë mbetur pa ujë dhe pa energji elektrike.
Inxhinierët ukrainas u përpoqën të rikthejnë energjinë, por furnizimi me ujë ishte ende një problem për 40 për qind të qytetit deri në orët e vona të së hënës mbrëma.
“Kjo është një luftë me popullatën civile, është një nxitje për nënshtrim, është një luftë me vlerat, ukrainasit respektojnë lirinë. Ne nuk jemi mësuar me faktin të jemi skllevër” shprehet nja banore.
Kievi tronditet herë pas here nga sulmet me raketa ruse.
“Dëgjuam një zhurmë të veçantë. Pas kësaj, diçka fluturoi dhe dëgjuam shpërthimin” rrëfen një tjetër qytetare.
Të tjerë ukrainas shprehen se rusët duan t’i trembin.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka konfirmuar se ka kryer sulme, por në pozicione komanduese ushtarake, si dhe objekte energjetike në Ukrainë.
Sulmet duket se janë hakmarrje për një sulm të supozuar të Ukrainës në flotën ruse të Detit të Zi në brigjet e gadishullit të Krimesë.
Media ruse ka shpërndarë gjithashtu pamjet e një hoteli të shkatërruar në Alchevsk në Ukrainë. Autoritetet ruse të instaluara në qytet thonë se raketat e Ukrainës goditën ndërtesën duke lënë një numër civilësh të bllokuar nën rrënoja.
LEXONI GJITHASHTU
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta