Gjykata Kushtetuese e pakënaqur me buxhetin, kërkon para shtesë

1 Nëntor 2022 | 17:08

Ashtu si SPAK një ditë më parë, edhe Gjykata Kushtetuese në komisionin e ligjeve ku u diskutua buxheti për vitin 2023 ngriti shqetësimin e ndërprerjes gjatë vitit të fondeve të dhëna për këtë institucion nga shteti.

“Pjesa e fondeve të hequra në mes të vitit dëmton funksionalitetin e institucionit. Duhet të na lajmëroni përpara nëse ka ndonjë fatkeqësi natyrore, jo u bë fakt i kryer dhe mbaroi”, tha Eugen Papandile, sekretar i përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese.

Përgjigjen për këtë ia dha Ministria e Financave.

“Ne shprehim bindjen tonë që reduktojmë ato shpenzime të cilat janë të papërdorura, megjithatë jam plotësisht dakord që paraprakisht duhet marrë miratimi zyrtar i institucioneve”, u shpreh Vilma Çausholli, përfaqësuese e Ministrisë së Financave.

Gjykata Kushtetuese kërkoi para për mbrojtjen kibernetike, sistemin antizjarr dhe një shtesë për të paguar qiranë për parkimin e makinave të institucionit.

“Si pasojë e amortizimit të godinës, është pjesa e sistemi antizjarr që e kemi kërkuar prej kohësh, po jo kur të na bjerë zjarri të na thoni pse ra”, tha Papandile.

Opozita në komision deklaroi se nuk është morale që Gjykata Kushtetuese të jetë në krah me qeverinë dhe të kërkojë mëshirë në aspektin financiar.

“Jemi në një situatë kur vjen Gjykata Kushtetuese, organi pothuajse më i lartë i kësaj republike dhe lyp para, dhe ç’bëjmë ne të tjerët, futemi në një teatër absurd dhe japim lëmoshë. Institucionet e pavarura kurrsesi, për shkak të misionit që kanë, nuk duhet të shkojnë të lypin lekë”, theksoi Enkelejd Alibeaj, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026