Mesfushori i Bajernit: Jemi favoritë për Champions-in, ekipet rivale na kanë frikë
Goleadat e fundit në Bundesligë dhe mposhtja e Barcelonës në “Spotify Camp Nou” janë dëshmia më e mirë se Bajerni është kthyer në një makineri të vërtetë.
Mesfushori bavarez, Xhoshua Kimish thotë se Bajerni është rikthyer në versionin e tij më të mirë në Champions League dhe se ekipet rivale iu druhen gjermanëve.
“Jemi rikthyer në versionin më të mirë, sigurisht që edhe unë këtu kam pjesën tim pozitive të evoluimit. Të gjithë po japim më të mirën tonë në çdo ndeshje dhe kjo përveçse tregon konkurrencën, nxjerr në dukje aftësitë e vërteta të çdo lojtari. Qëllimi është i qartë, të vazhdojmë të mbajmë këtë ritëm të çmendur.
Askush nuk mund ta mendonte para disa javësh se Bajerni shikohej si favorit në lidhje me triumfin në Champions, por tani situata ka ndryshuar dhe jemi ne ata që të tjerët na druhen,”, pohoi 27-vjeçari.
Bajerni i Mynihut përballet sonte në mbrëmje me Interin në “Allianz Arena”.
LEXONI GJITHASHTU
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta