Ukraina s’do ta njohë Kosovën, thotë ambasadori i saj në Beograd
Qëndrimi i Ukrainës në raport me pavarësinë e Kosovës nuk pritet të ndryshojë.
Kështu së paku është shprehur ambasadori i Ukrainës në Beograd, Volodymyr Tolkach, gjatë një takimi me kryetarin e Kuvendit të Serbisë, Vladimir Orliç.
Sipas komunikatës së lëshuar nga Kuvendi i Serbisë, thuhet se “ambasadori Tolkach konfirmoi se qëndrimi i Ukrainës për çështjen e Kosovës nuk do të ndryshojë”, shkruan KlanKosova.
“Dy vendet tona kanë detyrën e vështirë për të mbrojtur parimet e së drejtës publike ndërkombëtare. Jemi të vetëdijshëm se situata në Kosovë nuk është e lehtë dhe do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje të fuqishme për integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit tuaj. Parimet duhet të zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë dhe siç theksojnë zyrtarët serbë, kur mbrojmë integritetin tonë, ne e mbrojmë atë edhe për të tjerët”, tha Tolkach.
Orliçi me këtë rast falënderoi Ukrainën “për qëndrimin e saj parimor për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë” dhe deklaroi se “Serbia mbron respektimin e së drejtës publike ndërkombëtare dhe respektimin e plotë për integritetit territorial dhe sovranitetit të të gjitha shteteve anëtare të OKB-së”.
“Fatkeqësisht, ne e dimë se ka nga ata që me fjalët e tyre mbrojnë parimet e së drejtës ndërkombëtare, por haptazi i shkelin ato, si në shembullin e Kosovës”, tha ai dhe shtoi se “Prishtina edhe një herë po përpiqet të kërcënojë paqen me lëvizje të njëanshme dhe të rrezikshme”.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta