Basha: 100 mijë shqiptarë kanë humbur vendin e punës
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se, të paktën 100 mijë shqiptarë kanë humbur vendin e punës dhe 32 mijë biznese janë mbyllur gjatë këtij viti. Lideri i opozitës thekson se, kjo krizë ku është futur vendi nuk zgjidhet me propagandë por nevojitet ndërhyrje.
Sipas tij, këtë nuk mund ta bëjë qeveria “Rama”, pasi në 7 vite ka rritur taksat dhe çmimet ndërsa paratë publike kanë shkuar për një numër të kufizuar të pasurish përmes koncesioneve dhe tenderëve.
“Të paktën 100 mijë shqiptarë kanë humbur vendin e punës për shkak se 32 mijë biznese janë mbyllur këtë vit. 6 në 10 biznese të regjistruara në Shqipëri nuk kanë realizuar asnjë fitim pas heqjes së masave bllokuese sipas një studimi të Bankës Botërore, çka paralajmëron të tjera falimentime dhe mbyllje vendesh pune. Kjo krizë e thellë ekonomike nuk zgjidhet me propagandë e shfaqje të lodhura me regji qendrore, por me ndërhyrje emergjente”, shprehet kreu i PD.
[embed_url=https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/3483054331745723]
Basha thotë se, opozita në planin e saj ekonomik parashikon ulje të taksave dhe vendosjen e një takse të sheshtë në masën 9%.
“Vendi ka nevojë për ndryshim, për frymëmarrje dhe model të ri ekonomik që mund të arrihet vetëm përmes një qeverisje ndryshe. Me planin tonë ekonomik ne do të ulim taksat, taksa e sheshtë 9%, mbështetja për biznesin e vogël, moratoriumi për inspektoriatet dhe taksidarët dhe masa të tjera, do të çlirojnë biznesin nga ankthi dhe do të krijojnë mundësi për çdo shqiptar të punojë e jetojë me dinjitet në vendin e tij”, përfundon lideri i opozitës.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta