EMRI| Përdorte 2 të mitur për të shpërndarë kanabis, arrestohet 23-vjeçari në Durrës
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 23-vjeçar që shpërndante drogë në doza kishte përfshirë në këtë veprimtari edhe dy të mitur, 15 dhe 16 vjeç.
Burime zyrtare nga qyteti bregdetar thonë se në kuadër të operacionit të koduar ‘November’ u arrestua shtetasi Mark Bardhi, banues në lagjen nr.13, Durrës.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient të pabanuar, shërbimet e Policisë i gjetën 23-vjeçarit, një sasi lënde narkotike kanabis të ndarë në doza, gati për shitje. Në momentin e kapjes, 23-vjeçari ishte së bashku me dy të mitur, 15 dhe 16 vjeç, të cilët dyshohet se i shfrytëzonte për të shpërndarë lëndë narkotike”, tha policia.
Në përfundim të veprimeve, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shtytja e të miturve në krim”.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta