‘Dronë në kufirin Kosovë-Serbi’, reagon Beogradi, përgjigjet Prishtina

2 Nëntor 2022 | 15:38

‘Disa dronë u shfaqën në kufirin Kosovë-Serbi duke vëzhguar kazermat dhe pozicionet e ushtrisë sebe’.

Kështu pretendojnë autoritetet e Beogradit, duke bërë që presidenti serb Aleksandar Vuçiç të urdhëronte avionët luftarakë t’i përgjonin.

Por dronët, bën me dije mediat vendase u larguan nga hapësira ajrore serbe përpara se avionët luftarakë të arrinin objektivin e tyre.

Kryeministrja Ana Brnabiç në një intervistë për mediat tha se nëse përsëritet një gjë e tillë, do të rrëzojnë çdo mjet.

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, në një postim në rrjetet sociale hodhi poshtë pretendimet e autoriteteve serbe duke theksuar se ata synojnë krijimin e një “preteksti për rritjen e numrit të trupave të ushtrisë serbe përreth kufirit me Republikën e Kosovës, si mjet për përhapjen e një gjendje paniku mbi qytetarët e të dyja shteteve”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026