“Nënë dëshmori”, gazetari tregon detaje për dhunimin e të moshuarës në Pejë
Gazetari i Euronews Albania Kosovë Gjoci, ka dhënë detaje në lidhje me dhunimin e të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, nga një infermiere.
Mësohet se e moshuara ka qenë nënë e një dëshmori që është vrarë në luftë, ndërsa shtoi se tashmë familjarët po bëjnë përpjekje që ta largojnë nga azili.
Sipas gazetarit të afërmit paguanin 700 euro në muaj për shërbimin dhe qëndrimin e të moshuarës në azilin “Orenda” në Pejë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Pejë, ku në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet se si disa punonjëse shtëpisë së të moshuarve “Orenda”, kanë sulmuar fizikisht një grua të moshuar, ndërsa njëra prej tyre e ka qëlluar me shpulla e shqelma.
Për pasojë është bërë arrestimi i vajzës që ka dhunuar të moshuarën si edhe vajzën që ka bërë videon.
Ndërkohë deri më tani katër infermiere të kësaj shtëpie janë pezulluar nga puna, përfshirë dhe atë që ka ushtruar dhunë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta