Përballjet në Ligën e Kombeve, Kosova sfidon në mbrëmje Greqinë

6 Shtator 2020 | 15:12

Pas barazimit me Moldavinë, Kosova do të presë sot Greqinë në stadiumin në “Fadil Vokrri” . “Dardanët’ synojnë fitoren e parë në përballjen e dytë të Ligës së Kombeve, në takimin që mund të konsiderohet dhe si “Derbi i Ballkanit”.

Rashica, Shala, Kryeziu, Kololli, Paçarada, Rashani, Muriqi dhe Zhegrova nuk do të jenë pjesë e ekipit për takimit me helenët.

Pavarësisht mungesave të shumta, trajneri Bernard Challandes është besimplotë se grupi që ka në dispozicion do të ketë mundësinë për ta fituar këtë ndeshje. 

“Sa i përket kësaj lige kjo mund të jetë njëra prej ndeshjeve më të rëndësishme. Padyshim që Greqia është favorite, por ne do të mundohemi të fitojmë ndaj tyre. A do kënaqeshim me barazim? Filozofia ime e punës nuk ma lejon ta përgatis ndeshjen për barazim. Sigurisht që nuk do të jetë lehtë, por ne do të kërkojmë të zhvillojmë lojën tonë dhe të fitojmë”, tha ai.

Kosova ndodhet në grupin tre të Ligës C së bashku me Greqinë, Moldavinë dhe Slloveninë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026