Dhunimi i të moshuarës në azilin e Pejës, shkon në tre numri i të arrestuarve
Ka shkuar në tre numri i të arrestuarve në lidhje me rastin e dhunimit të të moshuarës në azilin në Pejë.
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë.
Sipas mediave të Kosovës, bashkëshorti i njërës prej infermiereve të përfshira në sulmin ndaj të moshuarës ka kërcënuar pronarin e kësaj qendre, Anton Rasaj, për pezullimin nga puna të gruas së tij.
Lajmin e ka konfirmuar dhe edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Në këtë rast ka tre persona që janë arrestuar nga ajo qendër për të moshuar. Rasti ka ndodhur të shtunën më 29 tetor dhe mbi tre personat e arrestuar rëndojnë vepra të ndryshme penale”.
“Një person është arrestuar për veprën ‘Sulm’, një për veprën ‘Ndihmë për kryerje të sulmit’ dhe personi i tretë për veprën ‘incizim i paautorizuar’”, tha Gashi.
Infermierja ishte e përfshirë në sulmin ndaj të moshuarës që u bë publik sot ndërkohë pak pas publikimit të videos u pezullua dhe nga puna.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Qendrën për të Moshuar “Orenda” në Pejë, ndërsa video e filmuar u përhap menjeherë në mediat sociale.
I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i autoriteteve të cilët kanë bërë të mundur dhe arrestimin e infermieres, Aurona Pelaj si edhe vajzës që e filmonte.
Të dyja këto të fundit së bashku me dy të tjera janë pezulluar dhe nga puna.
E moshuara e dhunuar është nëna e dëshmorit Taulant Nuraj i cili ka humbur jetën në moshën 17-vjeçare në luftën kundër Serbisë. Në pamjet e publikuara shihet se Pelaj dhunon të moshuarën me shpulla ndërsa në një moment i vendos dhe këmbën në bark.
Veprimi i të resë ndaj të moshuarës ka marrë reagime të shumta në opinionin publik në Shqipëri dhe në Kosovë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet