Borrell pas takimit me Kurtin: Djegia e veturave është e papranueshme
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se në takimin me kryeministrin Albin Kurti në Berlin diskutuan për situatën në veri pas vendimit për targat.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Borrell shprehet se veprimet përçarëse, siç është djegia e veturave në veri, janë të papranueshme derisa bëri thirrje për përmbajtje nga të gjitha palët.
“Ishte mirë takimi me kryeministrin Albin Kurti përpara “Procesit të Berlinit”. Diskutuam situatën në veri të Kosovës. Veprimet përçarëse, si djegia e veturave, janë të papranueshme. Marrëveshjet e dialogut duhet të respektohen. Ftojmë të gjithë që të veprojnë me përmbajtje. Ne diskutuam gjithashtu rrugën përpara për normalizim”, shprehet ai në rrjetet sociale.
Sipas vendimit zyrtar, nga data një 1 nëntor 2022 të gjithë pronarëve të mjeteve që qarkullojnë me targa të tilla ilegale në Kosovë, nga Policia e Kosovës do t’iu vendoset gjobë.
Nga 21 nëntori deri më 21 janar, pronarët që kanë ende makina me targat serbe në Kosovë, do të gjobiten me 150 euro.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet