Daçiç: Nuk mund ta lëshojmë dorën e Rusisë, derisa Perëndimi të na japë tjetrën
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç tha se Serbia kërkon të gjejë një interes të përbashkët me vendet perëndimore dhe një marrëveshje për Kosovën, por se nuk mund ta lëshojë dorën e vetme që e mban mbi humnerë në këtë çështje, që është Rusia.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, i pyetur lidhur me deklaratën se “mund të vendosim sanksione ndaj Rusisë, por nuk mund të heqim dorë nga Kosova”, Daçiç theksoi se kjo është logjika e fuqive të mëdha, shkruan Euronews Serbia.
“Pse fuqitë e mëdha të Perëndimit insistojnë që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë? Pse nuk e kuptojnë qëndrimin e Serbisë? Po kështu Rusia nuk do ta kuptojë qëndrimin e Serbisë”, tha Daçiç.
Sipas tij, fuqitë e mëdha mendojnë me logjikën e interesave të tyre dhe Serbia me logjikën e interesave të veta.
Daçiç tha se Serbia gjithmonë voton, në parim, kundër ndërhyrjes ushtarake dhe për të ruajtur parimin e integritetit territorial.
“Dhe ne gjithmonë votojmë në këtë mënyrë, qoftë për Kosovën, Ukrainën apo ndonjë pjesë tjetër të botës. Dhe, vendet perëndimore dhe Rusia e shikojnë në mënyrë selektive, në një rast i referohen, në një rast e shohin ndryshe”, tha Daçiç.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta