Osmani etiketon Hotin si arrogant: Qasja e tij është për të ardhur keq

7 Shtator 2020 | 12:13

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e ka cilësuar si arrogant kryeministrin, Avdullah Hoti. Duke iu kundërpërgjigjur deklaratave të tij se Osmani gjithmonë e ka pasur gabim, kryeparlamentarja tha se shefi i ekzekutivit nuk di se çfarë flet.

“Zoti Hoti nuk e di çka flet e para, e dyta kjo qasja arrogante e tij është për të ardhur keq për një kryeministër të vendit. E treta nëse kthehemi prapa historisë do ta shihni se çdo herë që kam shprehur shqetësime z. Hotit dhe shokëve të tij i janë dashur shumë vite, si p.sh për marrëveshjen para 6 viteve dhe kanë ardhur prapë aty ku kam qenë unë. Kur unë e kritikoja koalicionin me PDK-në, ata e përkrahnin pastaj ata erdhën te fjalët e mia, kur unë e kritikoja zgjedhjen e Thaçit president, ata nuk pajtoheshin erdhën te fjalët e mia. Edhe te kjo do të vijnë por do të jetë tepër vonë për Republikën e Kosovës, për dëmin që janë kanë bërë duke shkelur vullnetin qytetar”, tha ajo.

Osmani pasi mori pjesë në një aktivitet për ndihëm juridike falas, të hënën e akuzoi Hotin edhe për mungesë transparence në dialogun Kosovë-Serbi. Kryetarja e Kuvendit kërkoi nga kryeministri që në takimin e sotëm në Bruksel mos të nxjerrë tema, të cilat dëmtojmë sovranitetin dhe integritetin e vendit.

“Pra, përderisa zyrtarisht si Kuvend i Kosovës nuk jemi të njoftuar për agjendën e diskutimeve, është vështirë që të flas për pritshmëritë. Natyrisht që delegacioni i Kosovës ka obligime të caktuara kushtetuese të cilat janë rikonfirmuar në Kuvendin e Kosovës që një kohë të gjatë, që të mos diskutojë çështje që kanë të bëjnë me sovranitetin e vendit, që kanë të bëjnë me territorin e vendit, apo integritetin territorial dhe kurrsesi nuk guxojnë të diskutojnë çështje që mund ta rrezikojnë funksionalitetin e brendshëm të Kosovës. Ato janë vija të qarta të kuqe, të cilat kushdo qoftë e ka për obligim t’i respektojë”, tha ajo, raporton Kosova Press.

Kryeparlamentarja tha se është duke diskutuar për mundësitë e thirrjes së një seance ku do të raportonte kryeministri për marrëveshjen e Uashingtonit. Kjo sipas Osmanit, varet nga grupet parlamentare, pasi Kushtetuta e vendit parasheh që Kuvendi rikthehet në sesionin e ri në javën e dytë të shtatorit.

Po ashtu ajo tha se është mirë që të pritet edhe përfundimi i takimeve në Bruksel në mënyrë që raportimi të jetë i plotë.

“Jam duke komunikuar me grupet parlamentare për të parë nëse kanë interesim. Natyrisht se kjo nuk mund të bëhet e njëanshme, përderisa Kushtetuta e Kosovës parasheh që Kuvendi rikthehet në sesionin vjeshtor në javën e dytë të shtatorit. Mirëpo, në qoftë se grupet parlamentare kanë interesim atëherë mund të ftohet seancë e jashtëzakonshme dhe cila do që jetë kërkesa e grupeve parlamentare natyrisht ne mund të thërrasim seancë. Por duhet të presim derisa të kryhen edhe takimet në Bruksel në mënyrë që raportimi të jetë i tërësishëm”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026