Pesë të vdekur dhe 85 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
Pandemia e Covid-19 vijon të marrë çdo ditë jetë njerëzish në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 432 testime të dyshuara për coronavirus, ndërkaq 85 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, pesë qytetarë të prekur me Covid-19 kanë humbur jetën duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 568.
Autoritetet shëndetësore deri tani kanë kryer 54443 testime të dyshuara, nga të cilat 14 204 janë identifikuar pozitivë. Gjithashtu gjatë orëve të fundit listës së të shëruarve i janë shtuar 97 pacientë.
Rastet pozitive në Kosovë:
Komuna Prishtinë 15 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Mitrovicë, Skenderaj dhe Suharekë.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta