Teatri Metropol merr pjesë në projektin rajonal të Adriatikut

7 Shtator 2020 | 13:34

Teatri Metropol i Tiranës është përfshirë në projektin rajonal Identiteti Adriatik përmes Zhvillimit të Arteve (Adriatic Identity through Development of Arts; AIDA), nismë kjo e mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe e organizuar mes Italisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi për rritjen e bashkëpunimit kulturor dhe social mes qyteteve si Tirana, Ulqini, Lecce dhe Campobasso.

Projekti, i cili do të zgjasë 14 muaj, synon të realizojë një studim antropologjik rreth vlerave artistike dhe kulturore duke mbështetur aktivitetet artistike.

Ai u prezantua në Tiranë përmes një aktiviteti të organizuar në sheshin Skënderbej.

“Është një nga ato projekte që bashkon brigjet e Adriatikut,” – tha kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj i pranishëm në prezantim.

Kryetari i bashkisë solli në vëmendje rëndësinë e artit në zhvillimin e qytetit. Ai ju referua këtij bashkëpunimi si një “ilaç”, i cili mund të shërojë pasojat që ka sjellë pandemia apo politikat përçarëse.

Drejtoresha e Teatrit Metropol, Jonida Beqo shprehu mirënjohjen e saj për pjesëmarrjen e teatrit të Tiranës në këtë projekt.

“Është një marrëdhënie e re për teatrin shqiptar në përgjithësi, e jo vetëm për Teatrin Metropol, për përfshirjen në rrjete të rëndësishme të kulturës dhe artit. Fokusi i projektit është hulumtimi i identitetit lokal të gjithsecilit,” – u shpreh Beqo.

Prej nisjes së pandemisë së COVID-19, aktivitetet artistike në Shqipëri janë reduktuar ndjeshëm pasi për shkak të koronavirusit aktivitetet në mjedise të mbyllura dhe ato që nxisin grumbullime njerëzish janë të ndaluara. Për këtë komuniteti i artistëve i ka zhvendosur shfaqjet online, ose kryesisht me aktivitete të vogla.

Projekti AIDA mbështetet nga programi Interreg i financuar nga fondet e asistencës para-anëtarësim (IPA) të Bashkimit Evropian.

AIDA synon të krijojë dhe zgjerojë rrjetin e kontakteve në komunitetin e artistëve dhe të zhvillojë më tej komunitetin artistik të rajonit të Adriatikut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026