Tri viktima dhe 151 raste të reja me Covid-19 në vend

7 Shtator 2020 | 14:11

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit mbi pandeminë e Covid-19. Sipas saj, në 24 orët e fundit janë evidentuar 151 raste të reja me coronavirus, ndërsa tre qytetarë kanë humbur jetën.

Aktualisht në dy spitalet Covid po marrin trajtim mjekësor 198 pacientë, 21 prej tyre ndodhen në terapi intensive dhe katër të tjerë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2074
Durrës 454
Shkodër 313
Lezhë 216
Elbasan 175
Korçë 143
Vlorë 136
Kukës 130
Fier 122
Berat 68
Dibër 34
Gjirokastër 36

Autoritetet shtetërore kanë kryer deri tani 68728 testime të dyshuara me Covid-19, ndërkaq 10406 prej tyre janë konfirmuar pozitivë. Për shkak të Covid-19 deri tani kanë humbur jetën 319 qytetarë.

Sipas të dhënave të Task-Forcës, qarku me i prekur në Shqipëri rezulton Tirana, i ndjekur nga Durrësi dhe Shkodra.

Ministria e Shëndetësisë ftoi qytetarët të tregojnë kujdes, të mbajnë maskë në ambientet e mbyllura, të ruajnë distancën të paktën me 1.5 metra si dhe të shmangin pjesëmarrjet në ceremonitë festive dhe ato mortore.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve janë shëruar edhe 80 qytetarë duke e çuar numrin total të të shëruarve në 6186.

Lexoni gjithashtu: 

Rritja e numrit të rasteve me COVID-19, protesta në disa shtete evropiane

Spanjollët ndihen të alarmuar për situatën e pandemisë

BE propozon kritere të përbashkëta për lëvizjen e lirë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026