Dhunuan të moshuarën në Pejë, gjykata jep vendimin për tre infermieret

3 Nëntor 2022 | 21:00

Gjykata Themelore e Pejës ka marrë vendimin për tre infermieret të lidhura me rastin e dhunimit të së moshuarës në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë.

Sipas mediave të Kosovës, infermieret Aurona Pelaj, autore e dhunës, Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi do qëndrojnë një muaj në paraburgim.

Ndërkohë, Oda e Infermierëve të Kosovës ka marrë vendim për tërheqjen e licencës dhe fshirje të Profesionistëve Shëndetësor nga regjistri i Odës për të tre infermieret.

Ky vendim është marrë në një mbledhje urgjente me prokurorin, këshillin etik dhe kryetarin e OIK.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Qendrën për të Moshuar “Orenda” në Pejë, ndërsa video e filmuar u përhap menjeherë në mediat sociale.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i autoriteteve të cilët kanë bërë të mundur dhe arrestimin e infermieres, Aurona Pelaj si edhe vajzës që e filmonte.

E moshuara e dhunuar është nëna e dëshmorit Taulant Nuraj i cili ka humbur jetën në moshën 17-vjeçare në luftën kundër Serbisë.

Veprimi i të resë ndaj të moshuarës ka marrë reagime të shumta në opinionin publik në Shqipëri dhe në Kosovë.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026