Kurti: Çfarë i kërkova Borrellit për djegien e veturave në veri të Kosovës
Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e ka dënuar djegien e veturave në veri të Kosovës, të qytetarëve serbë që i kanë konvertuar targat në RKS.
Por sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ky reagim ka ardhur pas kërkesës që ka pasur drejt Borrell.
“I kam kërkuar Borrellit ta dënojë djegien e veturave në veri të Kosovës. Kjo është bërë nga kriminelët të cilët janë të organizuar në struktura të ndryshme, por e përbashkëta e të gjitha këtyre strukturave është se Beogradi i dirigjon dhe i financon”, ka deklaruar Kurti për mediat serbe pas Samitit të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Berlin.
“Ne duam paqe dhe siguri për krejt qytetarët dhe shteti i Republikës së Kosovës është shtet i pavarur që ka sundim të ligjit dhe Kushtetutën e vetë. Por e dimë që në veri të shtetit tonë është Serbia, ku nuk ka as demokraci e as vlera proevropiane për shkak se Beogradi, në të vërtetë ka marrë anën e Kremlinit dhe presidentit Putin i cili e ka ndërmarrë sulmin e tmerrshëm ndaj Ukrainës”, tha ai më tej.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta