“Të vendoset tavan për PPP”, Sejko përcjell tre rekomandime për projektbuxhetin
Banka e Shqipërisë i përcolli tre rekomandime qeverisë në lidhje me projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, që lidheshin me shpërndarjen e pagesës së detyrimeve përgjatë të gjithë vitit, transparencën e PPP-ve dhe rishikim të skemës së pensioneve dhe kontributeve shëndetësore.
Në lidhje me PPP-të, Guvernatori Gent Sejko tha para deputetëve të Komisionit të Ekonomisë se kërkohet më shumë transparencë në projektligjin e buxhetit, rritje të rolit të Ministrisë së Financave në shqyrtimin e projekteve dhe monitorimin e tyre dhe vendosjen e një niveli tavan për ligjor të vlerës së përgjithshme të tyre.
“Fuqizimin e rolit të Ministrisë së Financave në shqyrtimin e projekteve dhe monitorimin e tyre, por sugjerojmë përfshirjen e tavaneve ligjore afatgjata mbi vlerën e përgjithshme të PPP.”- tha ai.
Banka e Shqipërisë vëren se përqendrimi i shpenzimeve dhe pagesave në tre muajt e vitit, një fenomen i përsëritur, ndikon negativisht në dy drejtime.
“Krijon luhatje të panevojshme në tregun e brendshëm financiar dhe redukton efektivitetin e shpenzimeve”.
Rekomandimi i fundit i Bankës së Shqipërisë është rishikimi periodik i skemës së pensioneve, asaj të sigurimeve shëndetësore dhe të skemave të tjera sociale, për të reflektuar plakjen e popullsisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur