Bizneset, 1 orë mbyllur/ Shoqatat ankohen për gjobat, shpallin kërkesat për qeverinë
Një protestë simbolike me ulje qepenash për 1 orë, pritet të mbahet paraditen e së shtunës. Me këtë masë, bizneset e vogla i kërkojnë qeverisë të rishikojë politikat për ta.
Dyqanet në Tiranë ftohen të ulin qepenët paraditen e së shtunës. Thirrja vjen nga shoqata që mbron biznesin e vogël dhe të mesëm, për të kundërshtuar rritjen e kostove dhe paketën fiskale që rrit gjobat për tregtarët.
‘Çmimi i naftës i vendosur nga qeveria është tërësisht abuziv. Është parashikuar ashpërsimi i gjobave nga dy deri në 3 herë”
Përmes kësaj proteste, drejtuesit e shoqatës i kërkojnë qeverisë të anulojë rritjen e gjobave, të mos rritë çmimin e energjisë dhe të përgjysmojë taksat e karburantit.
“Nëse qeveria nuk reflekton ne do të përshkallëzojmë veprimet tona, jo vetëm në Tiranë por në të gjithë Shqipërinë.
Shoqata thotë se hapja dhe mbajtja e një aktiviteti tregtar pas vitit 2020, kur ra pandemia është bërë e vështirë, pasi garancitë nga shteti kanë munguar ose kanë qenë të pakta.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West