Kosova në prag të reformës më të madhe ligjore në kulturë
Kosova është në prag të reformës më të madhe ligjore në kulturë.
Lajmi u bë me dije nga kryeministri Albin Kurti i cili mbajti fjalën e tij në hapje të edicionit të dytë të ”Prishtina Music Conference”.
Kurti u shpreh se me masat që do të merren me legjislacionin e ri, kultura do të kalojë në një fazë të re zhvillimore.
“Kosova është në prag të reformës më të madhe ligjore në kulturë. Në këtë edicion të dytë të Prishtina Music Conference dua të ju njoftoj se me masat që do të merren me legjislacionin e ri, kultura do të kalojë në një fazë të re zhvillimore. Ajo sigurisht që na prinë, por kur të na prinë duhet ta ndjekim, dhe duke e ndjekur duhet t’i ndihmojmë. Për fund, Qeveria e Kosovës nga fillimi i mandatit ka mbështetur ngjarjet më të mëdha të muzikës, si Sunny Hill Festival, festivalet e shumta të ndryshme të muzikës vjetore, Festivalin e Operës Ramë Lahaj International Opera Festival e të tjera”, deklaroi ai.
Kryeministri i Kosovës shtoi se muzika, si pothuajse të gjitha artet tjera përballet po ashtu me tregun dhe me rolin e vetë në shoqëri.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta