Kryeministrja e Finlandës lirohet nga akuzat për sjellje të pahijshme
Kryeministrja finlandeze Sanna Marin është liruar nga akuza për sjellje të pahijshme për një video nga një festë që u publikua në gusht, raporton Euronews.
Në një raport të ri, ministri finlandez i drejtësisë, Tuomas Pojusti, tha se nuk kishte “asnjë arsye për të dyshuar për sjellje të paligjshme në pozicionin zyrtar të kryeministres ose shpërfillje të detyrës”.
Pojusti, ekuivalenti finlandez i prokurorit të shtetit, nisi një hetim për jetën shoqërore të Marin pasi mori disa ankesa, shkruan Euronews .
Megjithatë, Pojusti i gjeti paditë të papranueshme, sepse ato nuk specifikuan se çfarë detyrash kishte lënë Marin të paplotësuara dhe cilat detyra të saj mund të ishin komprometuar gjatë pirjes dhe kërcimit në një festë në shtëpi private dhe më vonë në një klub nate në Helsinki.
Pas publikimit të videos, Marin iu nënshtrua një testi droge për të “shuar çdo dyshim”, pasi në video dëgjohen edhe disa komente që kanë të bëjnë me drogën. Kryeministrja rezultoi negative në test.
Menjëherë pas publikimit të videos, Marin tha se atë mbrëmje e ka kaluar me miqtë në një hapësirë private.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta