Zyrtarët gjermanë thirrje aktivistëve të klimës për protesta konstruktive
Zyrtarët gjermanë u bënë thirrje aktivistëve mjedisorë që të angazhohen në protesta konstruktive dhe të shmangin rrezikimin e jetës së njerëzve të tjerë.
Një debat i nxehtë mbi metodat e aktivistëve shpërtheu pasi ata bllokuan rrugët gjatë protestave të hënën dhe ngadalësuan një ekip të posaçëm shpëtimi që të arrinte një çikliste të plagosur në një aksident trafiku në Berlin, raportoi AP.
Disa media gjermane raportuan se protestuesit ishin fajtorë për vdekjen e gruas.
Aktivistët e mjedisit janë kritikuar gjithashtu për qëndrimin në një ekspozitë dinosauri, hedhjen e ushqimit mbi piktura të vlefshme dhe lyerjen me spërkatje të zyrave të partive politike.
Kancelari gjerman Olaf Scholz mbështet çdo angazhim demokratik, dhe kjo vlen edhe për protestat e klimës, u tha gazetarëve Wolfgang Bihner, zëdhënës i kancelarit gjerman.
“Por forma e protestës që po shohim tani, veçanërisht këtë javë, nuk është efektive apo konstruktive,” vuri në dukje ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta