Vetëvendosje kritikon qeverinë Hoti për marrëveshjen e Uashingtonit

8 Shtator 2020 | 11:12

Lëvizja Vetëvendosje kritikoi të martën qeverinë e Avdullah Hotit për marrëveshjen e nënshkruar në Uashington më 4 shtator.

Përmes një postimi në profilin zyrtar të Lëvizjes, Vetëvendosje thekson se qeveria e kryesuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës qe zotuar se do të arrinte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohjen e pavarësisë, mirëpo jo vetëm që nuk e arriti këtë, por sipas Vetëvendosjes nënshkroi “shumë dëme” karshi shtetit.

“Shkuan për njohjen [e pavarësisë] ndërkaq u pajtuan të mos angazhohen për anëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit, […] për ndarjen e liqenit të Ujmanit, […] u pajtuan për mini-Schengenin, […] u pajtuan për t’i dhënë qasje Serbisë në Adriatik, […] larguan emërtimin Republikë,” – shkroi në Facebook Lëvizja Vetëvendosje.

Kryeministri i paligjshmën e jolegjitim tha se po shkonte në Washington për njohje reciproke, por u kthye me shumë dëme…

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Tuesday, 8 September 2020

Sipas Vetëvendosjes qeveria e Avdullah Hotit solli nga marrëveshja e nënshkruar në Uashington “dëm, turp e rrezik” për Kosovën.

 

Lexoni gjithashtu:

Skënder Përteshi: E shoh ende larg ditën kur Serbia do të njohë Kosovën

Demhasaj: Vendosja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem do pengojë njohjen nga shtete islamike

Veton Surroi në Ilva Now: Marrëveshja Kosovë-Serbi në Uashington ishte e varfër dhe jo historike

Vuçiç për Euronews Albania: Ambasada në Jerusalem, mbrojmë interesat e Serbisë. Përparime dialogu me Kosovën

Pikat kryesore të marrëveshjes Kosovë-Serbi, përfshijnë aspekte ekonomike dhe kufizime ndërkufitare

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026