Peter Stano: Dialogu synon anëtarësimin e Serbisë dhe Kosovës në BE

8 Shtator 2020 | 12:04

Peter Stano, zëdhënësi i Komisionit Evropian për politikën e jashtme dhe sigurinë e BE-së, sqaroi sot një deklaratë të një dite më parë, kur u pyet për mundësinë e Kosovës për të aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ndërsa dje ai tha se kjo gjë nuk ishte formalisht e mundur, sot Stano sqaroi se e kishte fjalën për realitetin ku gjendet Kosova për momentin, kur pesë vende të BE-së (Spanja, Sllovakia, Greqia, Qipro dhe Rumania) nuk e njohin ende pavarësinë e vendit.

 “Ajo që po thosha dje kishte të bënte me mundësinë realiste të Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në BE. Në realitet çdokush mund të aplikojë, por realisht pastaj aplikimi shqyrtohet seriozisht dhe çohet përpara vetëm nëse plotësohen disa kushte, njëri prej të cilëve është që duhet të jesh një vend i njohur nga të gjitha vendet anëtare. Përndryshe nuk ky proces nuk mund të nisë në realitet.”, u shpreh Stano.

E ndërsa u pyet më vonë se ndërsa BE mbron zgjidhjen e dy-shteteve që jetojnë në paqe në lidhje me statusin e Jerusalemit, dhe se a e synon BE të njëjtën zgjidhje në Dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për dy vende të pavarura që njohin njëra tjetrën, Stano deklaroi se synimi i Dialogut që ndërmjetësohet nga BE është pikërisht zgjidhja e të gjitha problemeve mes dy partnerëve, për të mundësuar anëtarësimin e tyre në të ardhmen në Bashkimin Evropian.

“BE-ja është angazhuar në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës nëpërmjet lehtësimit të Dialogut mes tyre për të arritur pikërisht këtë gjë. Me synimin për të dhënë kontribut për pajtimin dhe qëndrueshmërinë në rajon si dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy partnerëve, të cilët kanë deklaruar shumë qartë se integrimi evropian është përparësia e tyre më e lartë. Integrimi evropian në fund do të thotë të hysh në BE, pra nënkupton anëtarësimin në BE. Nëse dëshiron të hysh në BE duhet që marrëdhëniet të jenë normalizuar, që të gjitha çështjet e hapura me fqinjin të jenë mbyllur në një nivel të kënaqshëm”, shtoi ai. 

Stano shtoi se kjo është edhe arsyeja pse BE është angazhuar të punojë si me Serbinë njësoj dhe me Kosovën për t’iu aftësuar të arrijnë këtë nivel normalizimi, që është një prej elementëve kyç në rrugëtimi e tyre drejt Bashkimit Evropian.

Zëdhënësi i BE-së tha gjithashtu se prandaj dhe palët po nxiten, dhe po organizohen edhe më shumë bisedime në nivel ekspertësh dhe takime të tjera të parashikuara të nivelit të lartë, pikërisht për të arritur gjetjen e zgjidhjeve për problemet mes Kosovës dhe Serbisë, nëpërmjet një marrëveshje që në fund duhet të jetë gjithëpërfshirëse, ligjërisht detyruese, dhe në përputhje me legjislacionin e BE-së dhe ligjet ndërkombëtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026