Sfidat e kombëtares, Vata: Mënyra e grumbullimit e ekipit s’jep shpresë te të rinjtë

5 Nëntor 2022 | 15:17

Ish-futbollisti i kombëtares, Rudi Vata në një intervistë për Euronews Albania foli për ndeshjet miqësore të Shqipërisë me Katarin, Arabinë Saudite dhe Italinë.

Ai tha se mënyra se si është grumbulluar ekipi nuk u jep shpresë të rinjve.

“Mënyra se si është grumbulluar ekipi kombëtar, mendoj se këto ndeshjet me Katarin, me Arabinë Saudite dolën në momentin e fundit dhe sigurisht që Shqipëria të shfrytëzoj këtë situatë.

Mënyra se si është bërë përzgjedhja e futbollistëve, mendoj se nuk sjell ndonjë ndryshim të madh në ndryshimin e brezave dhe shpresën që mund t’i ofrosh brezit të ri”- tha ai.

Më tej Vata theksoi se përveç ndeshjes me Italinë, me ndeshjet e tjera nuk kanë ndonjë përfitim.

“Përveç ndeshjes me Italinë, me të tjerat mund të kemi shumë pak përfitime në aspektin e rritjes dhe perspektivës te brezat e rinj që luajnë kampionatin shqiptar”- shtoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026