​Hoti takohet me Stoltenberg: Kosova të bëhet anëtare e NATO-s

8 Shtator 2020 | 17:16

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel, është pritur sot në selinë e NATO-s nga sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike dhe ato të sigurisë në vendin tonë.

Me këtë rast, kryeministri Hoti shprehu falënderimin e tij dhe të popullit të Kosovës për misionin e KFOR-it në Kosovë, duke theksuar se prania e NATO-s është e një rëndësie të veçantë për forcimin e paqes dhe të stabilitetit në këtë pjesë të Evropës Juglindore.

Hoti e ka falënderuar Stoltenberg edhe për ndihmën që u ka dhënë KFOR-i institucioneve të Kosovës për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Duke e vlerësuar rolin e Aleancës Veri-atlantike për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar, kryeministri Hoti theksoi përkushtimin e Kosovës për ndërtimin e një të ardhmeje euroatlantike dhe synimin që Kosova sa më parë të bëhet anëtare e NATO-s.

Ndërsa, sekretari i përgjithshëm Stoltenberg tha se NATO-ja do të ofrojë edhe më tej përkrahje të gjithanshme për Kosovën, për të siguruar një mjedis paqësor dhe një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët e saj.Në fund të këtij takimi, kryeministri Hoti e ftoi sekretarin Stoltenberg të vizitojë Kosovën, sa më parë që t’i jepet rasti.

 

kosovkosov

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026