Përfaqësuesja e OBSH-së në Kosovë: Rënia e infektimeve me COVID mund të jetë false
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë testuar gjithsej 481 persona, prej të cilëve kanë rezultuar 97 raste pozitive me COVID-19. Pas më shumë se 4 muajsh Kosova ka regjistruar ditën e parë pa asnjë viktimë prej koronavirusit. Ndërkohë 24 orët e fundit, janë shëruar edhe 139 pacientë.
Isme Humolli, përfaqësuese e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë thotë se bashkëpunimi me institucioneve e Kosovës ka qenë shumë i mirë. Ajo shpreh shqetësim për numrin e lartë të rasteve aktive pasi janë më shumë se 3 mijë persona dhe mund të konsiderohen vatra të përhapjes së virusit.
“Jo vetëm Kosovë, por edhe rajoni duhet të vazhdojë me masa kufizuese. Vendosja e maskës dhe mbajtje e distancës është detyruese. Lirimi i masave nuk rekomandohet. Kemi një rënie të lehtë të rasteve gjatë javës së fundit por nuk guxojmë të relaksohemi pasi mund të jetë një rënie false pasi në raport me numrin e banorëve testimi është i ulët dhe nuk e dimë shkallën e përhapjes së virusit në komunitet”, tha Humolli.
Lexoni gjithashtu:
Asnjë viktimë në Kosovë, regjistrohen 97 raste të reja me Covid-19
Viti i ri shkollor në Kosovë, testohen mbi 1 500 mësues për COVID-19
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta