Kurti: Marrëveshja e Uashingtonit shkel Kushtetutën, nuk e ratifikojmë

8 Shtator 2020 | 20:49

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti me anë të një postimi në Twitter shprehet se, Kosova nuk do ta ratifikojë marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë me Serbinë.

Pasi e kritikoi hapur menjëherë pas nënshkrimit, Kurti tashmë shprehet plotësisht kundër kësaj marrëveshjeje, duke i dërguar një mesazh të qartë edhe për SHBA që patën rolin e ndërmjetësit.

“Ne nuk jemi të detyruar nga zotimet që bën kryeministri i paligjshëm i Kosovës kur të kthehemi në detyrë. Nënshkrimi i tij poshtë teksteve jo koherente është kundër vullnetit të popullit, rendit demokratik dhe shkel Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ato nuk do të ratifikohen në Parlamentin tonë”, shkruan Kurti në Twitter.

“Ndërmjetësit duhet të përmbahen nga nxitja e marrëveshjeve që shkaktojnë përçarje të mëtejshme midis Kosovës dhe Serbisë. Vetëm dialogu parimor dhe i përgatitur mirë çon në marrëveshje të drejta dhe të qëndrueshme”, shton ish-kryeministri i Kosovës.

Për qëndrimin e shprehur nga Kurti ka reaguar i dërguari Special i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

“Një gjë është e sigurt, që Albin Kurti del gjithmonë kundër SHBA. Ai ishte kundër ideve të Obamës dhe ideve të Bush. Simbolismi nuk paguan qiranë, vendet e punës po”, thotë Grenell.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026