Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në Samitin e Balit
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në samitin e G20-s që do të zhvillohet në datat 15 dhe 16 shkurt, që do të mbahet në Bali të Indonezisë.
Gjatë një konference për shtyp presidenti indonezian, Joko Widodo, theksoi se gjatë bisedës së tij të fundit me presidentin rus ka kuptuar se ky i fundit nuk do të marrë pjesë në samit.
Samiti i G20 do të jetë mbledhja e parë e liderëve të ekonomive më të mëdha në botë që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe pritet të dominohet nga pasojat e luftës.
Indonezia ka refuzuar thirrjet e vendeve perëndimore dhe Ukrainës për të përjashtuar Rusinë nga samiti, duke u zotuar të ruajë neutralitetin, shkruajnë mediat e huaja.
Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së muajin e kaluar, 16 anëtarë të G20 votuan në favor të një rezolute që dënon tentativën e aneksimit të katër rajoneve të Ukrainës lindore nga Moska.
Anëtarët e tjerë të G20-ës Kina, India dhe Afrika e Jugut abstenuan, ndërsa Bashkimi Evropian nuk përfaqësohet në organin e OKB-së.
Widodo ka ftuar gjithashtu presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili ka thënë se nuk do të marrë pjesë nëse Putin është atje.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta