Emigrantë të zemëruar në Itali, nuk lejohet të zbarkojnë në brigjet e shtetit fqinj

8 Nëntor 2022 | 18:00

Ka zemërim dhe dëshpërim në bordin e një anijeje shpëtimi emigrantësh, e cila u ankorua në Catania në Sicili.

Protesta shpërtheu për shkak të refuzimit të qeverisë italiane për t’i lënë ata që të zbrisnin. U lejuan të largoheshin vetëm familjet dhe personat me probleme shëndetësore.

Dy anije janë urdhëruar të largohen nga Catania. Të dyja po refuzojnë të lundrojnë, ndërsa bllokimi thellohet edhe më shumë.

Diku tjetër ka lehtësim për migrantët. Pas disa ditësh pritjeje në brigjet italiane, kësaj anije iu dha leja për të lundruar në portin e Reggio Calabri. Me shqetësimet shëndetësore në rritje, të 98 personat në bord u larguan.

“Vuan nga lija e dhenve. Nuk mund ta lajmë, u bënë 10 ditë që u lamë për herë të fundit. Ajo nuk mund të hajë, vetëm qan. Kini mëshirë për këtë foshnjë”, shprehet Musa një emigrant.

Qeveria e re e Giorgia Melonit u zgjodh me një premtim për të mbajtur një qëndrim të ashpër me anijet e migrantëve. Ata këmbëngulin se vendet me flamurin e të cilëve mbajnë anijet duhet të marrin pasagjerët duke e vendosur potencialisht në një kurs përplasjeje me qeveritë e tjera evropiane. Ndërsa kushtet përkeqësohen në anijet që presin në det, ata që qëndrojnë në bord kanë mundësi vetëm  të presin dhe të shpresojnë vetëm për një zgjidhje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026

I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat

Familja e çiftit britanik Craig dhe Lindsay Foreman, të cilët po vuajnë një dënim me 10 vjet burg në Iran për akuza spiunazhi që ata i mohojnë,...
11:33 | 15/07/2026

Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe

Ish-kryetari i bashkisë së Mançesterit, i cili pritet të bëhet kryeministër të hënën e ardhshme, Andy Burnham se nevojitet një shqyrtim serioz i sigurisë së...
10:56 | 15/07/2026