Lajçak: 10 vjet pas vendimit të OKB-së, koha që të finalizohet dialogu Kosovë-Serbi
Përfaqësuesi Special i BE për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak thotë se pas 10 vitesh nga vendimi i Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të pranuar nisjen e ndërmjetësimit, ja ardhur koha për finalizimin e këtij procesi.
Në një reagim në “Twitter” Lajçak shkruan: “Sot shënohet 10 vjetori që prej ditës kur Asambleja e OKB-së mirëpriti gatishmërinë e BE-së për të lehtësuar procesin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Tani është koha për ta çuar në fund këtë proces”.
Vendimi i OKB-së erdhi pasi në një opinion të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë thuhej se, shpallja e pavarësisë nga Kosova ishte në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Gjykata vendosi se, shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008 nuk shkel asnjë ligj ndërkombëtar.
Today marks 10 years since #UNGA welcomed the readiness of the ?? to facilitate a process of dialogue between Belgrade and Pristina. It’s high-time to bring it to a successful end.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 9, 2020
Por, për shkak se Serbia e ka të përcaktuar në Kushtetutë si pjesë të saj Kosovën, BE dhe Serbia kanë kaluar një rezolutë në OKB për ndërmjetësimin e dialogut mes dy vendeve.
Deri tani pavarësinë e Kosovës e kanë njohur 98 nga 193 vende anëtare të OKB-së.
Lexoni gjithashtu:
AAK kërkon pjesëmarrje në dialogun e Brukselit, Avdullah Hoti i përgjigjet: Unë e përfaqësoj
Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë, Janjiç: S’është historike, bie ndesh me akordin e paqes së Oslos
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta