Biznesi spanjoll në protestë, pronarët e restoranteve dhe lokaleve apel qeverisë për mbështetje

10 Shtator 2020 | 05:55

Duke mbajtur nëpër duar parulla që lexonin ‘’Ndihmë’’ dhe ‘’Ne nuk jemi problemi’’ pronarët spanjollë të bareve, restoranteve dhe klubeve të natës u mblodhën të mërkurën në qendër të Madridit për t’i bërë thirrje qeverisë për shkurtim të taksave dhe mbeshtetje për t’i mbijetuar krizës së krijuar nga pandemia e COVID-19.

Me numrin e reduktuar të klientëve dhe turistëve, këto biznese po përgatiten për një sezon dimëror akoma më të vështirë.

Pepa Munoz, pronar dhe shef kuzhinë i një restoranti në Madrid shprehet se po shërbejnë vetëm gjysmën e numrit të zakonshëm të vakteve dhe druhet për të ardhmen e 34 punonjësve të saj.

‘’Për mua e gjithë sfida është të mbaj ekipin tim të punonjësve, kjo është ajo që unë dua, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për mua”, shprehet Pepa Munoz, pronare e një restoranti.

Një nga parrullat shkruante ‘’Zotërinj Politikanë, më tepër ndihmë dhe më pak kufizime’’

Ndërkohë që në një tjetër shkruhej ‘’6 muaj të mbyllur. Ndihmë!” Shoqata e bizneseve turistike paralajmëroi se këtë vit rreth 85,000 biznese janë në rrezik falimenti.

“Ne nuk po fitojmë asgjë, nuk po gjenerojmë asnjë të ardhur, por gjithsesi duhet të paguajmë, nuk do të mund të mbijetojmë gjatë kështu, ndoshta dy ose tre muaj”, thotë Jose Manel del Moral, barist në Madrid.

Qeveria ka prezantuar planet për të ndihmuar bizneset, por deri tani ka përjashtuar vetëm një shkurtim në taksën e tatimit mbi vlerën e shtuar.

Spanja, e cila para pandemisë kishte numrin më të lartë të bareve në botë, është goditur keq nga coronavirusi dhe të hënën u bë shteti i parë i Evropës perëndimore që tejkaloi 500,000 raste.

Rënia rekord e ekonomisë Spanjolle me 18,5 % në periudhën prill- qershor ishte rënia më e theksuar ndër shtetet e Bashkimit Evropian.

 

Lexoni gjithashtu:

Përpjekjet për një vaksinë anti-COVID-19, nis testimi edhe në Spanjë

Bilanci global i COVID, mbi 27 milionë të infektuar dhe mbi 880 mijë vdekje

Spanjë, mijëra mësues në radhë për të kryer testet e COVID-19

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026