Rregulli nuk ndryshon, Serie-A me pesë zëvendësime
Skuadrat e kampionatit italian do të vijojnë edhe në sezonin 2020-2021 që të ketë në dispozicion nga pesë zëvendësime. Diçka e tillë është konfirmuar nga Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, i cili ka deklaruar se ky vendim është tashmë zyrtar, pasi është marrë dhe leja nga FIFA.
Ndryshimi i rregullores u bë nga FIFA në periudhën e rikthimit të aktivitetit sportiv pas pandemisë, por disa nga federatat kanë preferuar të mos bëjnë ndryshime së paku dhe për këtë sezon.
Kalendari i Serie-A do të jetë i ngjeshur, pasi të gjitha ndeshjet duhet të përfundojnë disa javë para fillimit të kampionatit evropian. Federata ka menduar që me pesë zëvendësime në dispozicion, do të ulet dhe rreziku i sforcimeve apo lëndimeve fizike.
Deri më tani, Premier League është i vetmi kampionat që nuk e ka aplikuar rregullin e pesë zëvendësimeve, duke aplikuar sistemin tradicional me tre.
Lexoni gjithashtu:
Formula 1, vitin e ardhshëm Vettel do të garojë për Aston Martinin
Suarez bllokon kalimin te Juventusi, i pasigurt për t’u transferuar
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta