Në Shkodër 34% më pak turistë, operatorët ankohen për masat shtrënguese

10 Shtator 2020 | 07:21

Sezoni turistik që po lëmë pas ka qenë një nga më të vështirët për të gjithë bizneset në bashkinë e Shkodrës. 

Numri i pakët i turistëve si dhe masat kufizuese ndaj biznesit kanë bërë që situata të rëndohet së tepërmi.

Ky restorant vitin e kaluar priste më shumë se 200 persona në ditë ndërsa, sot tavolinat janë totalisht të zbrazura.

Gjon Ndukgilaj pronar i restorantit shprehet ky sezon ishte shumë larg pritshmërive. Masat shtrënguese nga qeveria rrezikuan falimentin e këtij biznesi.

“Jemi në mbyllje të një sezoni turistik që nuk ekzistoi pothuajse për ne. Rezervimet kanë qenë zero dhe të gjitha ato rezervime që ishin u anuluan. Fati i këtij sezoni është e vetmja gjë që shqiptarët njohën vendin e vet.

Arsye tjetër që na ka dëmtuar shumë ishte edhe muzika që ne praktikonim në fundjavë gjatë natës dhe të shpresojmë se do të ketë një zhbllokim të këtij vendimi, që është shumë i dëmshëm për ne”, thotë Gjon Ndukgilaj, operator turistik. 

Shumë problematike paraqitet situata dhe në bizneset e akomodimit kolektiv. 

Në këtë hostel, turistët këtë vit kanë qenë vetëm 10% e sezonit të kaluar, ndërsa në këto momente të gjitha dhomat janë të boshatisura. 

Menaxheri i këtij biznesi, Aklid Erkoqi shprehet se situata është tejet e vështirë. Ai tregon se në këtë periudhë ka sakrifikuar kursimet për të vijuar punën, ndërsa nëse situata e pandemisë vijon, mbyllja është e pashmangshme.

“2020 ka qenë një vit i dështuar sa i përket sektorit të turizmit, as 10 për e vit të kaluar nuk ka pasur rezervime. Nëse situata vazhdon të jetë e tillë nuk besoj se ka ndonjë rrugëzgjidhje tjetër përveç mbylljes”, shprehet ai.

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi për Euronews Albania tregon se në muajt e fundit ka pasur një shtim të ndjeshëm të numrit të turistëve, por gjithsesi, krahasimisht me një vit më parë, situata paraqitet e vështirë për biznesin. 

“Ne numëruam në fund të korrikut rreth 34 për qind më pak të ardhura nga fjetja në hotele, kjo ishte marzhi apo diferenca e pamundësisë për të operuar në kushte të vështirësisë”, tha Voltana Ademi, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës. 

Sipas saj, politikat e Ministrisë së Turizmit kanë vështirësuar gjendjen e operatorëve të shërbimit, duke u shtuar kostot këtyre të fundit.

“Një ndër kostot që kanë rritur lidhet me kostot e shtuara për shkak të pandemisë, por edhe zgjatjen e sezonit në të gjitha marrëveshjet kontraktuale të biznesit me qeverinë që sjell kosto të shtuara të taksave dhe tarifave që ata duhet të paguajnë”, u shpreh znj. Ademi.

Në ndihmë, biznesit këtë sezon i erdhën turistët vendas dhe ata nga Kosova, të cilët nuk e braktisën Shkodrën në këtë periudhë të vështirë. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026