Kosova dhe Maqedonia e Veriut diskutojnë për hapjen e kufijve pa kushte
Gjatë javës së ardhshme Maqedonia e Veriut dhe Kosova ka gjasa t’i hapin kufijtë me njëra tjetrën pa kushte. Paralajmërimin e kanë bërë homologët e shëndetësisë nga të dy shtetet, Venko Filipçe dhe Armend Zemaj.
“Anëtarët e grupeve punuese nga dy vendet tona do të punojnë në këmbimin e informatave për situatën epidemiologjike. Kjo do të na ndihmoj për të pasur një pasqyrë më të qartë rreth epidemisë dhe në bazë të kësaj do të vendosim edhe për regjimin e lëvizjes së lirë. Por për vendimin sa i përket hapjes së kufirit do të vendosim javën që vjen”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës tha se me homologun e RMV-së kanë diskutuar shumë tema, por theksi kryesor është vënë tek situata epidemiologjike.
“Biseduam për shumë gjëra, situata epidemiologjike na mori pjesën më të madhe të kohës. Ju e dini që jemi në një kohë kur po hyjmë në përgatitjet e vitit të ri shkollor, i shkëmbyem këto përvoja, gjatë kësaj jave dhe javës tjetër do të kemi bisedime edhe për çështjen e kufijve”, deklaroi Zemaj pas takimit me Venko Filipçe në Shkup.
Maqedonia dhe Kosova i kanë mbyllur kufijtë për njëra tjetrën për disa muaj, me një hapje të shkurtër e cila u pezullua për shkak të rritjes drastike të numrit të të infektuarve në të dy shtetet.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta