Problemet e Skënderbeut, legjendat Xhambazi e Kaçi kundër formimit të një ekipi të ri
Shkëlqimi dhe rënia e Skënderbeut. Nga epoka e artë, me dy pjesëmarrje në fazën e grupeve të Europa League, tek dënimi me 10 sezone përjashtim nga kupat e Europës e bllokim merkato. Skuadra korçare po kalon një moment mjaft të vështirë, që po vendos në pikëpyetje dhe vazhdimësinë e tij. Për ish-legjendën e skuadrës së Skënderbeut, Dhimitraq Xhambazi, dënimi i marrë është mjaft i rëndë.
“Është një dënim me vdekje. Pasi është një dënim 10 vite pjesëmarrje në kupat e Europës. Është një dënim maksimal. Kam besuar se ekipi nuk ka bërë ndonjë faj. Lëshime ka pasur, siç i shohim dhe në ligat europiane apo dhe në kampionatin europian“, thotë Xhambazi.
Sipas Xhambazit, faji nuk mund ti faturohet vetëm një individi, pasi në një situatë të tillë përgjegjësit janë shumë.
“Gabimet ose fajet janë edhe të përbashkëta, mes presidencës dhe lojtarët. I takon presidentit dhe bordit drejtues që ti zgjidhë problemet e lojtarëve”, shton ai.
Në lidhje me zërat për mundësinë e krijimit të një skuadre të re, ish-futbollisti i skuadrës juglindore Jani Kaçi thotë se një ide e tillë nuk mund të pranohet.
“Klubi duhet të mbajë atë emër, të vazhdojë, me atë emër, pasi ka një histori 120 vjeçare dhe është një histori e lavdishme dhe nuk duhet ta humbasim”, tha Kaçi.
“Nuk ka pse ti ndryshojmë emrin Skënderbeut, apo kemi një ekip tjetër. Skënderbeu është Skënderbe, lojtarët kanë aty, akademia ka lojtarët e tij”, shprehet Xhambazi.
Skuadra korçare u dënua me përjashtimin për 10 sezone nga Kupat e Europës, si dhe 1 milionë euro gjobë. Në anën tjetër skuadra korçare nuk ka mundësi që të afrojë asnjë futbollist, së paku për momentin, për shkak të një borxhi që I ka ish-lojtarit Kaba Sambou.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta