Osmani, Kurti dhe Grenell replikohen për marrëveshjen e Uashingtonit Kosovë-Serbi
Pas nënshkrimit të marrëveshjes në Uashington për njohje ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë replikuar mes tyre, përmes rrjeteve sociale.
Më 5 shtator, kryetarja e kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani kritikonte delegacionin kosovar për mos-arritjen e një marrëveshjeje për njohjen reciproke me Serbinë. Ky postim u komentua nga i dërguari i posacëm amerikan për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, i cili i kërkon zonjës Osmani të mos ankohet për rezultatin e arritur, pasi ajo nuk ka ngritur asnjë shqetësim apo nuk ka ndarë një ide me të. ‘Na duhen politikanë që bëjnë me shumë se kaq. Kjo nuk është marrëveshje simbolike,’ shkruante Grenell në reagimin e tij.
Osmani u kundërpërgjigj duke dhënë se njohja e Kosovës nga Serbia nuk është simbolizëm, ndërsa shkruante se një qëndrim i tillë zvogëlon investimin e gjatë të Shteteve të Bashkuara në Kosovë.
Shkëmbimet në distancë vijuan edhe me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili më 8 shtator shkruante se ndërmjetësuesit nuk duhej të nxisin marrëveshje që shkaktojnë përçarje të mëtejshme mes Kosovës dhe Serbisë. ‘Vetëm diagolu i mirë-përgatitur çon në marrëveshje të drejta dhe të qëndrueshme,’ shkruante Kurti në postimin e tij, ku nuk etiketonte zotin Grenell.
Gjithsesi, nuk mungoi replika e të dërguarit të posaçëm amerikan. ‘Diçka është e sigurt. Kini gjithnjë besim te Albin Kurti për të kundërshtuar Shtetet e Bashkuara. Ai ishte kundër ideve të Obamas dhe Bushit. Simbolizmi nuk paguan; punët po,’ thuhej nga Grenell.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta