Vijojnë protestat në Bullgari: “Të lidhur me mafian”, kërkohet largimi kryeministrit dhe kryeprokurorit

11 Shtator 2020 | 07:34

Qytetarët në Bullgari vijojnë të mbushin rrugët e kryeqytetit të Sofjes duke protestuar kundër qeverisë, ata kërkojnë largimin e kryministrit Boyko Borisov dhe kreyprokurorit Ivan Geshev.

Një natë më parë protestuesit rrethuan sheshin mes godinës së parlamentit dhe qeverisë, ku ndodhej edhe një kordon i madh me forca të shumta policore.

“Për momentin, demokracia jonë është tmerrësisht e kërcënuar dhe kemi arritur në një pikë kritike kur duhet të marrim një vendim për të qenë një shoqëri civile e fortë për t’u ngritur kundër korrupsionit të qeverisë dhe për të mbrojtur të drejtat tona civile”, shprehet Ilian Pelev, protestues.

Zemërimi i protestuesve drejtohet kryesisht tek ata që janë në pushtet të cilët akuzohen se kanë dështuar në luftën ndaj korrupsionit dhe kanë lidhje me mafian.

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev po mbështet protestat duke u bërë thirrje Kabinetit të qendrës së djathtë të Borissov dhe Geshev të largohen. Në një postim në Facebook ai shprehet se kokëfortësia e atyre që mbajnë pushtetin vetëm përkeqëson krizën. Ai përsëriti thirrjen e tij për protestuesit që të mos u nënshtrohen provokimeve.

 

Lexoni gjithashtu:

Bullgari, protesta në seancën e parë plenare

Protesta në Bullgari: Kundërshtohen ndryshimet kushtetuese, kërkohet largimi qeverisë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026