19 vjet luftë, analistët afganë: SHBA-ve nuk u intereson tërheqja e plotë
Shtetet e Bashkuara po vijojnë të nxisin trazirat në Afganistan për të vijuar me interesat e tyre gjeo-politike dhe mund të mos i tërheqin plotësisht trupat nga vendi, pavarësisht marrëveshjes me Talebanët.
Disa mijëra ushtarë janë kthyer në shtëpi më herët gjatë vitit dhe sikurse njoftoi të mërkurën komandanti i trupave amerikane në Lindjen e Mesme, numri do të reduktohet në 4.500 trupa nga fundi i nëntorit.
Sipas marrëveshjes së paqes të arritur mes Shteteve të Bashkuara dhe talebanëve në shkurt, Amerika dhe aleatët do të tërheqin forcat e tyre nga Afganistani brenda 14 muajsh. Deri tani, faza e parë e planit të tërheqjes është realizuar, me reduktimin e trupave amerikane në 8.600.
Por analistët afganë mendojnë se Uashingtoni mund të mos i përmbahet akordit dhe do të kërkojë të ruajë praninë në Afganistan, vend që ka një pozicion gjeopolitik kritik, duke qenë se ndodhet pranë Rusisë dhe ndan kufij me Indinë, Kinën dhe Iranin.
“Mendoj se Shtetet e Bashkuara nuk dëshirojnë një tërheqje të përgjegjshme, sepse u duhet destabiliteti në këtë zonë për t’i krijuar probleme Kinës, Rusisë, Iranit dhe për t’i hapur rrugë vazhdimit të pranisë së tyre në Afganistan. Ndaj, atyre u duhen problemet. U duhet të vijojnë luftën”, deklaron Ghulam Jelani Zwak, kryeredaktor i “Kabul News”.
Ndërsa eksperti i politikës, Aziz Rafiee thotë se qeveria amerikane po i tërheq trupat vetëm për shkak të presionit të brendshëm, por beson se një tërheqje e plotë ka pak gjasa të ndodhë.
“Mendoj se presioni politik dhe ekonomik në SHBA është shumë i lartë aktualisht. Një nga dëshirat e tyre është t’i mbajnë gjërat larg Afganistanit, por në të njëjtën kohë të mos largojnë vëmendjen nga vendi dhe të ruajnë praninë e shërbimeve të inteligjencës në Afganistan”, thotë Rafiee.
Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, Shtetet e Bashkuara i dhanë jetë luftës në Afganistan, që pas 19 vjetësh duhet ende të përfundojë dhe është kthyer në luftën më të gjatë në historinë amerikane. Edhe pse Amerika rrëzoi regjimin e talebanëve në kuadër të luftës kundër terrorizmit, guerrilasit vazhdojnë të kontrollojnë gjysmën e territorit të Afganistanit.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq