Amerika përkujton ’11 Shtatorin’. Ceremoni në Nju Jork e Uashington, Trump nderon ‘fluturimin 93’
Qytetarët e Nju Jorkut lexuan të premten emrat e rreth 3 mijë personave të vrarë në sulmet e 11 shtatorit 2001, kur avionët e marrë peng u përplasën me Kullat Binjake, Pentagonin dhe në një fushë të Pensilvanisë.
Familjarët e viktimave listuan emrat e të ndjerëve në një ceremoni të mbajtur në një pjesë të parkut të Manhatanit, fare pak larg Ground Zero, siç njihet ndryshe vendngjarja e sulmeve të 19 viteve më parë.
Ndërkohë, zëvendës presidenti Mike Pence dhe bashkëshortja Karen lexuan vargje të biblës pasi ndoqën një ceremoni tjetër në Muzeun e 11 Shtatorit.
“Në kujtim të të gjithë atyre që humbëm 19 vjet më parë, në kujtim të heronjve që lindën atë ditë dhe heronjve të cilët që prej atëherë kanë qenë në fushë të betejës, për familjarët, të dashurit dhe miqtë që lanë pas, shpresoj se lutja ime do të ngrohë zemrat tuaja”, deklaroi Pence.
Ndërsa presidenti Donald Trump ishte në Shenksvill, ku një nga avionët e marrë peng u rrëzua në një fushë falë rebelimit të pasagjerëve.
“E vetmja gjë që qëndronte mes armikut dhe sulmit të tyre në zemër të demokracisë amerikane ishte kurajoja e 40 burrave dhe grave, pasagjerëve të mrekullueshëm të fluturimit numër 93”, u shpreh Trump.
Ndërkohë, një ceremoni u mbajt edhe në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë, ku flamuri u ul në gjysmështizë e ku disa persona të mbledhur mbajtën një minutë heshtje.
Përkujtimet në Shtetet e Bashkuara nisën me një flamur amerikan që u hap në murin e jashtëm të Pentagonit.
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta