1 mijë efektivë në gatishmëri të protestës, nesër blindohet Tirana
Gazetari Eni Ferhati ka dhënë detaje në lidhje me protestën e thirrur nga opozita që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 16:00.
Në një intervistë për Euronews Albania ai u shpreh se rreth 1 mijë efektivë do të jenë në gatishmëri për protestën.
Më tej ai theksoi se në gatishmëri do jenë dhe forcat speciale ndërsa bëri me dije se do të ketë kufizim dhe të qarkullimit të mjeteve.
“Nesër policia do të kalojë në gatishmëri të përforcuar, kryesisht shërbimet e policisë në kryeqytet të jenë në shërbim të plotë.
Është menduar që të jenë rreth 1 mijë efektivë në gatishmëri dhe në shërbim për mbarëvajtjen e protestës së lajmëruar. Do të ketë një kufizim të qarkullimit dhe të mjeteve. Nga ana tjetër do të jenë në gatishmëri dhe forcat speciale. Nuk ka informacione për skenare apo trazira të mundshme”- theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta