Aksident në Prishtinë, plagosen tetë persona
Një aksident automobilistik është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Në aksident janë përfshirë dy automjete që janë shkatërruar pothuajse totalisht dhe u plagosën tetë persona.
Të plagosurit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po marrin trajtimin mjekësor.
“Rreth orës 02:00 është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në udhëkryqin që lidhë rrugët ‘Eqrem Çabej’ dhe ‘Agim Ramadani’. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tetë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në vendngjarje, ndodhen forcat e policisë që po merren me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të ndodhur në një orar ku nuk ka pasur qarkullim të shtuar nëpër rrugët e kryeqytetit.
LEXONI GJITHASHTU
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta